Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu ka folur në lidhje me largimin e saj nga Partia Demokratike.

Ajo ka publikuar një shprehje të Nënë Terezës që thotë: “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës”

Njëri nga komentuesit i ka kërkuar që të kthehet në PD “Aman ktheu në PD se ata që janë më duken si kryetar kooperative”

Ndërkohë Brehu ka deklaruar se nuk është larguar, por e kanë përzënë nga funksionet në Partinë Demokratike.

“Unë s’kam ikur. Na përzunë! Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin dhe nga anëtarësia” shkruan Majlinda Bregu.