Eljona Kodra sapo i ka dhuruar një pjesë të shpirtit të saj frymëzues qytetit të vet Shkodrës, një libër me fjalë zemre, me emocione shpirti e me shumë dashuri të titulluar “Qerpikët mbetur hapun” të promovuar sonte në qendrën rinore “Arka”

Duhet thënë se ky është libri i parë i Eljonës, vajzës shkodrane që ka vite që jeton në Britaninë e Madhe por në po aq vite ajo ka vazhduar të japë kontributin e saj edhe atje.

Së fundmi ajo po angazhohet edhe në televizionin e shqiptarëve të Britanisë AlbUK TV në promovimin e vazhdueshëm të shqiptarëve që jetojnë kudo në botë.

Përsa i përket librit të saj të parë me poezi ajo ka folur me detaje në një intervistë në ditët e para të këtij muaji në Radio Shkodra ku ka treguar më shumë për rrugën e saj të artit.

©️ Marjo Gjini