Një 21 vjeçari i identifikuar si Ernest Fsharri nga Malësia e Madhe është vënë në prangat e policisë pasi i kap duke vjedhur sende me vlerë në objekte të kultit.

Ai u kap duke vjedhur sende me vlerë në një xhami, ndërsa sipas informacioneve, Fsharri është autor i një sërë vjedhjesh të tjera në kisha dhe xhami.

Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, ndërsa i riu pritet t’i nënshtrohet hetimeve për veprimet e tij në shkelje të ligjit.