Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se qeveria ka “zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12.

“Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare; Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël” thekson Shahini.

Për vendimin reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale thote se është bërë realitet një “stërpremtim i qeverive më parë” dhe se sot “vend të xhunglës së korrupsionit nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë”

“LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend të xhunglës së korrupsionit me titujt e me duzinat e “alternativave” të sajuara për lekë e me arrna kopjimesh të këqija, sot nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë” thekson Rama