Lyon kryen një tjetër mrekulli. Skuadra franceze eliminoi Juventusin, teksa mbrëmjen e sotme nxori jashtë loje një tjetër skuadër “big” si Manchester City.

1-3 fituan djemtë e Rudi Garcia dhe tani do të përballen me Bayern Munchen për një biletë në finalen e madhe.

Maxwel Cornet shënoi në pjesën e parë, ndërsa Moussa Dembele realizoi dy gola brenda tetë minutave, duke i dhuruar një kualifikim të artë skuadrës së tij.

I pavlerë goli i Kevin De Bruyne për ekipin e Pep Guardiolës, i cili duhet të presë akoma për të fituar sërish Champions League.

Duele franko-gjermane në gjysmëfinalet e Champions League: Leipzig-PSG dhe Bayern Munchen-Lyon, sfida që do të luhen në datat 18 dhe 19 gusht. /abcnews.al