Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar prej Coronavirus në Shqipëri duke theksuar se situata ka dalë jashtë kontrollit.

Në një status në Facebook ai shkruan se nuk po bëhet menaxhim i real i situatës, por gjithçka është propagandë në rrjetet sociale.

Edi Ramës nuk i behet vone, qe situata ka dale jashte kontrollit e dy Spitalet Covid jane pertej kapaciteteve, sepse Edi Rama nuk di te shkoje pertej premtimeve propagandistike, e as skuqet, as zverdhet edhe kur genjen me ze e figure

Nuk i behet vone edhe kur sheh si te gjithe ne, ne media sesi familjare te te semureve me Covid po blejne barna dhe pajisje per te afermit e shtruar ne dy spitalet e QSUT shkruan Spahia.