Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me situatën në Kakavijë.

Ministria sqaron se pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22.00, por kjo vlen vetëm për sonte

Ministria njofton se duke nisur nga nesër për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor

Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06.00 deri në orën 22.00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID19