Këtë të shtunë në spitalin “Shefqet Ndroqi” që prej disa javësh po funksionon si COVID 2, janë vendosur barrierat metalike që në hyrje të godinës, duke mos lejuar më kështu afrimin e familjarëve. Në ambientet e jashtme të spitalit kishte dhe prani të shtuar të efektivëve të policisë të cilët do të ndalojnë familjarët që ti afrohen spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 qytetarë, mes tyre edhe mjeku reanimator Alban Hatibi.

Lajmin e ka dhënë shefja e shefja e Reanimacionit në Spitalin COVID 2, Alma Cani e cila shkruan se kthimi i doktor Albanit do u jap forcë e shpresë për t’ia dalë mbanë në këtë luftë me COVID19