Meta i ”tregon dhëmbët” Ramës, kthen pas ligjin për ndarjen e Shqipërisë në katër rajone, u kalua fshehtas në Kuvend

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer në Kuvend lifjin për ‘zhvillimin rajonal dhe kohezionin’, i cili u kalua pothuajse fshehtas në seancën e fundit që u mbajt në Kuvend, për sesionin e kaluar parlamentar.

Ky ligj nënkuptonte ndarjen e vendit në katër rajone, që sipas qeverisë do të sillnin një zhvillim më të mirë ekonomik, por që sipas opozitës, ky nuk ishte gjë tjetër veçse përqendrimi i të gjithë pushtetit në dorën e Edi Ramës.

Meta shprehet se qëllimi i qeverisë përmes këtij ligji është përqendrimi dhe kontrolli i pushtetit vendor nga aparati i Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pushteti vendor sipas Kushtetutës duhet të funksionojë i decentralizuar dhe autonom në veprimtarinë e tij (neni 13 i Kushtetutës).