Një ngjarje e rendë është regjistruar në fshatin Shkjezë të Bashkisë Vau i Dejës.

Një person është gjetur i pajetë në rrugë me pl ágë në pjesën e kokës. Sipas burimeve personi është Gjin Ndoji i moshës 27 vjeç, teksa trupi i tij i pajetë është gjetur rreth orës 05:55 të mëngjesit të kësaj të diele. 27 vjeçari rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi

Rreth një kilometër larg vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një makinë të djegur dhe dysjimet janë se ajo ësht e autorëve të ngjarjes së rëndë.

Një nga pistat e mundshme që po ndjek policia, bazuar mbi të kaluarën e 27 jeçarit, është ajo për motive hakmarrje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi si dhe mjeti BMW që i riu duket se kishte marrë me qira