Radhë të mëdha familjarësh janë vënë re sot pranë spitalit Infektiv në Tiranë, me qytetarë që janë në ankth për fatin e personave të shtruar në spitale.

Lidhur me këtë situatë, ku ka amulli informacioni, dhe ku familjarët lihen pa asnjë të dhënë mbi të afërmit e tyre, ka reaguar pak më parë dhe presidenti Meta, i cili shprehet se kjo është e papranueshme.

Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm” shkruan Meta në postimin e tij.

Në fotot e mëposhtme shihet dhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, i cili shihet duke qetësuar familjarët, dhe duke u përpjekur që ti bindë ata që nuk është e shëndetshme që të qendrojë në radhë pranë spitalit