Ish deuteti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, përmes ekranit të televizionit FaxNews, ka shprehur opinionet e tij si mjek në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë në vendin tonë. Spahia thekson se vdèkshmëria e personave të íntubuar në Shqipëri është diku rreth mbi 98%, çka sipas tij tregon dështimin e plotë të menaxhimit të situatës nga ana e organeve përkatëse shëndetësore.

Mjeku thekson se në Itali në kulmin e pandemisë përqindja e vdèkshmërisë së personave të íntubuar ishte 50% duke vënë në dukje se mosha mesatare e pacientëve italianë të íntubuar është disa herë më e madhe se e atyre shqiptar.

“Kjo është një tjetër aspekt i trishtë që tregon edhe njëherë dështimin e plotë të përballimit nga strukturat shtetërore tone të kësaj situate. Unë i kam kërku me insistim i kam kërkuar organeve përgjegjëse përqindjen e vdèksmërisë të personave të íntubuar.

Nga të gjitha informacionet që kam unë përqindja e vdèkshmërisë është mbi 98% madje dhe më shumë. Janë fare pak raste të cilët janë íntubuar dhe kanë arritur të ekstubohen me sukses. Në momentin ku pandemia arriti kulmin në Itali vdèkshmëria e personave të íntubuar ishte 50%, çka do të thotë se 1 në 2 persona arrinte të shpëtonte.

Duhet patur parasysh edhe fakti që në itali në momentin e kulmit të pandemisë bëhej fjalë për pacientë me moshë mesatare shumë herë më të madhe se Shqipëria. Nuk mund të lihen pacientët shqiptar në shtëpi kur simptomat e tyre janë të agravuara dhe tu jep kurimi nëpërmjet 127” u shpreh Spahia

Denoncimi per testet serologjike, flet per Fax News ish deputeti i PD, Bardh Spahia

Denoncimi per testet serologjike, flet per Fax News ish deputeti i PD, Bardh Spahia

Posted by Fax Web on Wednesday, August 5, 2020