Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë

Ministria njoftoi se 2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes Opinion.al