Covid19 në Shqipëri / 18 pacientë në terapi intensive, 6 të intubuar

Situata në vend nga Covid19 vijon të jetë kritike teksa në 24 orët e fundit, humbën jetën 4 persona.

Ministria njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19 nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive.

I drejtohemi të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike njofton ministria në deklaratën e saj.