Edi Rama i ka kthyer sërish Presidentit Meta. Në një intervistë, Rama tha se Metës duhet t’i vijë turp që i përmendi babain. Sipas kreut të qeverisë, emri i Kristaq Ramës do të lartësohet në histori, ndërsa emri i Metës do harrohet.

“Kur Ilir Meta përmend babain tim, ndenj thjesht keqardhje të thellë për Ilir Metën, ti vijë turp, por në fund fare kur Ilir Meta të jetë harruar njëherë e përgjithmonë, Kristaq Rama do të jetë aty, tek ‘Nëna Shqipëri’ dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës dhe të gjithë kur të shkojnë të nderojnë dëshmorët apo etërit e pavarësisë do të ngrenë kokën lart dhe do të admirojnë atë që Kristaq Rama i ka lënë këtij vendi“ u shpreh Rama në Report TV.

Debati mes Kryeministrit dhe Presidentit, nisi një ditë më parë. Rama në Kuvend tha se është kranar që është i biri Kristaqit dhe e cilësoi atë si një komunist. Nga ana tjetër Meta në një reagim për ndryshimet kushtetuese, tha se Kristaq Rama ka varë poet që kanë kërkuar fjalën e lirë.