Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Trush ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Për pasojë janë lënduar dy persona.

Ata janë dërguar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.