Ulèrima, të qára, momente dèshpërimi e drithëruese dëgjohen në video, teksa thirren emrat e djemve që janë nxjerrë në breg.Ditën e djeshme, më 25 korrik 2020 në Plazhin e Divjakës, Vrojtuesit e Plazhit në bashkëpunim me shërbimin e patrullës së përgjithshme në plazh, kanë arritur të shpëtojnë 3 të mitur nga mbýtja, M.A. 14 vjeç, E.A. 12 vjeç dhe F.U. 17 vjeç.

Të tre të miturit e rrèzikuar kishin kaluar bovat kufizuese, kur janë konstatuar nga Vrojtuesi Markelian Stefi, i cili ka njoftuar edhe patrullën e plazhit të Divjakës.Markeliani, se bashku me Maksut Mullai, të cilëve u erdhën në ndihmë edhe Vrojtuesit Rudi Avrami, Arben Gjoni dhe Ardit Musai, u janë afruar për ti transportuar në breg dhe për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore duke u shpëtuar jetën për fat të mirë.

Nga shërbimet pòlicore është njoftuar autoambulanca e Divjakës dhe 3 të mitiurit janë dërguar për në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjeksore të specializuar. Mësohet se tre të rrèzikuarit janë jashtë rrèzikut për jetën dhe shëndoshë e mirë.