Koronavirusi i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Report Tv mëson se gardisti me inicialet G.P. 58 vjeç dy ditë më parë kishte shfaqur temperaturë të lartë

Nisur nga simptomat ai është dërguar në spitalin COVID2 te Sanatoriumi nën kujdesin e mjekëve, por nuk ka arritur që të fitojë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë ditën e sotme