Dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës kane rezultuar pozitiv me covid19 pas kryerjes së testimeve. Mësohet se ata janë të vetë izoluar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin nuk kanë pasur shenja të rënduara të sëmundjes

Ndërkohë Bashkia e Lezhës vijon punën normalisht edhe pas konfirmimit të rasteve, ndërsa nuk dihet nëse të gjithë punonjësit i janë nënshtruar testimeve.

Kujtojmë se më herët edhe kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Deda është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid19