Kryeministri Edi Rama flet nga Kuvendi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta: Ne zgjodhëm presidentin më të mirë që mund të kishte zgjedhur opozita për veten e vetë

As unë vetë nuk e kisha paraparë që presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën dhe i keq për Shqipërinë. Presidentët e tjerë nuk shkuan përtej kornizës kushetuese. Përpara Ilir Metës, Bujar Nishani dukej si George Washington. Nëse e ndajmë Nishanin si president i intervistave dhe statuseve, ishte sekëlldi për Kushtetutën. Ndërsa Nishani i procedurave ishte absolutisht në rregull me Kushtetutën.

Po jo Ilir Meta, ai e ka kthyer zyrën në seli të partive të njëanëshme. Një nga një të gjitha shkeljet, të një natyre që lidhet që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për tu sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës