Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar me gjashtë muaj burg ish-futbollistin e kombëtares, Klodian Duro për veprat penale “Dhuna në familje” “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar është katër muaj burg. Vendimi nuk është i formës së prerë pasi është i Shkallës së Parë. Nëse Apeli e lë në fuqi, vetëm atëherë bëhet arrestimi i tij.

Duro është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” Duro u kallëzua nga bashkëshortja për përndjekje.