Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë propozimin e radhës ndaj qeverisë për tu përgatitur për një valë të dytë të pandemisë së koronavirusit. Kreu i PD propozon që qeveria të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë, duke i bërë shqiptarët më të mbrojtur nga virozat e stinës. Madje, sipas Bashës, bërja e vaksinës, do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor edhe për ta përballuar pandeminë COVID19

Secili prej nesh duhet të bëjë detyrën për të mbrojtur veten dhe familjen e tij. Ndërsa qeveria duhet të bëjë gjithçka ka në dorë për të mbrojtur njerëzit në këto kohë të vështira! Vaksinimi kundër gripit, falas për të gjithë këtë vjeshtë, është një masë shumë e rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve” shkruan ndër të tjera Basha.

Deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore që koronavirusi do të rikthehet më i rrezikshëm në vjeshtë por pritet një valë e dytë infektimi kjo edhe me nisjen e të sëmurëve nga gripi sezonal