Gledis Ustabeqiri, një 26-vjeçar nga Shkodra, është arrestuar nga policia për një ngjarje të 20 shkurtit të këtij viti. Kjo për shkak se Ustabeqiri, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti me një person tjetër, ndërsa më pas është larguar.

Më konkretisht ai ishte shpallur në kërkim pasi në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML” së bashku me një shtetas tjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Tani Ustabeqiri do të përballet në gjykatë me disa akuza.