Pas vëllimit poetik ‘Udhë në pasqyrë’ Ahmet Prençi sjell për lexuesin shqiptar romanin e tij të parë të titulluar ‘ANJA’

Këtë e ka bërë vetë të ditur Prençi me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ku shkruante

 

‘Të nderuar miq! Ndaj me ju gëzimin e botimit të romanit tim të parë “ANJA”, që vjen pas vëllimit poetik “Udhë në pasqyrë”. Këtë sfidë e bënë më të lehtë për mua këshillat dhe redaktimi nga shkrimtari e gazetari Shefqet Meko, recensionet e krijuesve dhe kritikëve të njohur letrarë, Behar Gjoka dhe Ana Kove, si dhe bashkëpunimi për korrektimin letrar me gazetarin e njohur Urim Bajrami. Mirënjohje të veçantë u dërgoj atyre pak miqve që e kanë lexuar në dorëshkrim këtë roman. Faleminderit për sugjerimet, motivimet dhe nxitjen për ta finalizuar këtë punë krijuese. Libri së shpejti do të jetë në të gjitha libraritë e Tiranës dhe në rrethe.

Në vijim një fragment nga analiza e z. Shefqet Meko për romanin “ANJA”

Ahmet Prençi na ka ofruar një roman të shpirtit njerëzor që përpëlitet në dallgët e jetës, duke mërmëritur klithmën njerëzore “Të jesh apo të mos jesh…”

Thjesht, bukur, drithërues, me sinqeritet, me nerv rrëfyes, me vringëllimë të fjalës dhe intrigë dashurie, Prençi na shëtit “Udhëve në pasqyrë” duke na treguar këtë radhë ciflosjen e “pasqyrave” të shpirtit si një destinacion i secilit, ku “cirku” i fatit kërcen skutave të jetës e shpirtit si fat e rastësi vrastare, për të na dhënë mesazhin e madh njerëzor: Njeri, duaje fatin që shpesh “përdridhet” në duart e tjetrit… Njeri, duaje jetën…! Autori, me “bisturinë” e fjalës, depërton thellë në shpirtin e një burri dhe një gruaje, tregon lumturinë dhe mallkimin e tyre, duke bërë një “grafi” unike mes “dy gjysmave” të jetës njerëzore, që duke u bashkuar e “tretur” mes tyre krijojnë mirazhin e jetës dhe trashëgimisë. Autori është i “egër” dhe i pamëshirshëm në fatin e heronjve të vet, por gjithsesi i vërtetë…” Faleminderit!

Image
Image
Image