Policia e Shtetit gjatë natës ka vijuar kontrollet për mbylljet e lokaleve të natës. SOt njoftohet se Policia e Durrësit ka gjobitur me 1 milion Lekë një pronar lokali, pasi ka organizuar dasmë në lokalin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se dasma është organizuar në Shkallnur dhe nuk janë respektuar distancë e sigurisë midis personave.

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID19 kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H. shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë. Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid shkruan Policia e Durrësit.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 1 milion Lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitetin me muzikës pas orës 20.00

Në një njoftim për mediat, Policia njofton se të 4 administratorët e subjekteve me nga 1 milion Lekë.

Policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë. Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID19 në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2,

“Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20.00 shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat vijonin aktivitetin të shoqëruar me muzikë të lartë.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ. Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID shkruan Policia

Prej të hënës qeveria ka miratuar një Akt të ri Normativ që ndalon aktivitetin e lokaleve gjatë natës dhe nuk lejohet më muzika pas orës 20:00. Për këtë vendim ka pasur shumë protesta, por zbatimi ka nisur në terren dhe gjatë javës janë ndëshkuar disa administratorë