Ditëve të fundit, ka pasur një numër të lartë të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, gjë për të cilën ka dyshime edhe mjeku urolog Artan Koni.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në Neës24, mjeku Koni tha se nuk e kemi ende të qartë sa njerëz kanë vdekur nga Covid-19, sepse sipas tij, pasi mbaroi karantina doli një ndihmë nga BE, ku për çdo vdekje nga koronavirusi qeveria e vendit në fjalë do të shpërblehej me 18 mijë euro.

Sipas tij, në fillim kishte një shifër të ulët të numrit të vdekjeve, por nuk është i sigurtë nëse nuk raportoheshin apo shifrat ishin të vërteta.

“Sa e përket numrit të vdekjeve dua tju rikujtoj diçka. Pjesa lindore e Europës në fillim për tu dukur si më të suksesshëm kishte një tendencë për ta mbajtur numrin e vdekjeve më pak të raportuar se normal. Dhe pamë që ne kishim shumë më pak vdekje se Europa, jo vetëm ne por Serbia, Maqedonia, Bullgaria, kjo zonë

Nuk jam i sigurtë për atë pjesë (mos raportimin e shifrës reale), por kishte përherë zëra ‘a vdiq nga COVID apo s’vdiq nga COVID’, ‘jo po ishte me COVID por vdiq nga një sëmundje tjetër , apo e kundërta’. Ka pasur përherë një tymnajë të tillë. Sa i përket numrit të vdekjeve të paktën në Shqipëri, apo në gjithë zonën e Ballkanit, nuk kemi qenë asnjëherë fiks të sigurtë kanë vdekur për arsye të COVID apo thjeshtë ka qenë me COVID edhe ka vdekur nga probleme me zemrën apo ndonjë problem tjetër. Kjo ishte në fazën e parë, që qeveritë donin të dukeshin sa më shumë të suksesshme në këtë luftë me COVID19

Pasi mbaroi karantina, doli një ndihmë europianë për këto lloj vendesh, që për çdo vdekje nga COVID, BE do të financojë qeverinë përkatëse me 18 mijë euro. Një lajm i tillë ishte për të ndihmuar pushtetet në të gjithë infrastrukturën e COVID. Çuditërisht pas këtyre lajmeve shoh një shtim të rasteve të shënuara si vdekje nga COVID në zonën tonë të Ballkanit.

Besoj se ai shënimi që “vdiq nga COVID” që ishte shumë i vështirë për tu bërë në muajt e parë, tani bëhet më thjeshtë sepse është edhe kjo ndihma që vjen nga BE” tha mjeku.