Një 16 vjeçar ka rrezikuar mbytjen në plazhin e Velipojës. I riu me inicialet S.L ishte futur për tu larë, kur në një moment si pasojë e dallgeve që kanë qënë prezente sot në bregdetin e Velipojës, është bllokuar duke kërkuar ndihmë. Menjëherë në zonë mbërriti patrulla e policisë ku ndërhyrja e efektivëve bëri të mundur nxjerrjen e të miturit në breg.

Shërbimi mjekësor i erdhi në ndihmë, pasi gjendja e tij paraqitej kritike, por më pas fatmirësisht u stabilizua pa pasoja për jetën. Këtë vit vihet re mungesa e rojeve të plazhit në Velipojë, ç’ka përbën një shqetësim serioz për sigurinë e jetes së qytetareve. Ministria e shëndetësisë dhe ajo e turizmit këtë vit kanë toleruar që bizneset të mos kenë roje bregdetare, sic ka ndodhur në vitet e shkuara. Disa raste shpëtimi ka patur në Velipojë këtë sezon, ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën në këto ujra pak javë më parë edhe një pushues nga Kosova.