Tre pacientë kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 108 raste të reja, një shifër e lartë në krahasim me një ditë më parë ku ishin 68 raste.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera. Edhe situata në spitale është shqetësuese pasi në spitalin Infektiv dhe spitalin Shefqet Ndroqi  po trajtohen 126 pacientë 22 në terapi intensive dhe 12 të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë

Deri tani, në vendin tonë janë realizuar 37311 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 4466 raste dhe janë të shëruar 2523 pacientë. Aktualisht janë 1820 raste aktive dhe kanë humbur jetën 123 persona Qarku Tiranë 64, Shkodër 20 Durrës 17 Fier 6 Elbasan 5 Vlorë 4 Kukës 3 Lezhë 1 Berat 1 Dibër 1 Korçë