Nëse lani duart rregullisht, mbani maskë ​​dhe distancën e duhur, atëherë këto tre veprime të thjeshta mund të ndalojnë pandeminë e Covid19 madje edhe pa vaksinë ose trajtime shtesë, sipas një studimi të ri, shkruan sot rrjeti informativ amerikan, CNN.

Studimi, i botuar në revistën ”PLoS Medicine” krijoi një model të ri për të parë përhapjen e sëmundjes dhe përpjekjet parandaluese që mund të ndihmojnë në ndalimin e saj

”Shkalla e kontaktit në studim u bazua në bashkëveprimin e njerëzve në Holandë, por modeli është i përshtatshëm për vendet e tjera perëndimore” thanë studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare të Utrehtit, në Holandë.

“Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50 theksojnë ata.

Megjithatë, nëse publiku mund të mos reagojë shpejt, por gjithsesi në fund ndryshon sjellje, kjo mund të çojë në uljen e rasteve të reja, por nuk do të vononte kulmin e tyre.

Nëse qeveritë mbyllen herët, por askush nuk ndërmerr hapa shtesë mbrojtës personal, kjo do të vononte por nuk do të zvogëlonte një kulm në raste. Një ndërhyrje tre mujore do të vonojë kulmin, për së shumti, shtatë muaj, studimi zbuloi

Nëse qeveritë vendosin karantinën shpejt në kohë, por asnjëra prej tyre nuk merr masa shtesë për mbrojtjen personale, kjo do ta shtynte, por nuk do ta ulte kulmin e rasteve të reja. Sipas studimit, një ndërhyrje tremujore do ta shtynte kulmin e infektimeve maksimalisht me shtatë muaj.

Për më tepër, efekti i kombinimeve të masave të vetimponuara është shtesë” shkruajnë studiuesit.

Në terma praktike, kjo do të thotë që SARSCoV2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90 per qind e popullsisë i lan duart dhe ruan distancën fizike, që kanë 25% efektivitet” theksojnë ata.