Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka mbajtur një fjalim me tone të forta gjatë mbledhjes së Komisionit për Politikën e Jashtme, ku po diskutohej lidhur me propozimin e Luela Hajdaragës në postin e ambasadores së Shqipërisë në Greqi.

Duke skanuar ligjin për emërimet e ambasadorëve, Bushati tha se ai është shkelur në disa prej aspekteve të tij, që lidhen së pari me shpalljen e vakancës, së dyti me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve, dhe së treti me një traditë shtetërore që ne kemi pasur për emërimet e diplomatëve që shërbejnë në Greqi.

Bushati tha se fillimisht duhej të shpallej vakanca për postin e ambasadorit në Greqi, dhe më pas duhej që Rama në cilësinë e ministrit të jashtëm të ngrinte një komision për vlerësimin e kandidaturave, në përbërje të të cilit duhet të ishin persona që e njohin politikën e jashtme dhe diplomatë.

Ish-ministri u shpreh se ambasador mund të bëhesh nëse ke gradën këshilltar, që mund të kërkojë në 15 vite eksperiencë pune, ose mund të vish nga jashtë karrierës, po ligji jonë e përcakton shumë mirë procedurën, duhet të jemi kushtet kur një kandidat ka 10 vite eksperiencë pune në politikën e jashtë, 3 vite nga të cilat ti ketë në pozicionin e drejtuesit. Edhe pse nuk e përmendi asnjëherë në emër, Bushati la të nënkuptohej se Hajdaraga nuk përmbush asnjë prej këtyre kritereve.

“Unë i degjova të gjithë kolegët me shumë vëmendje dhe përfaqësuesitr e ministrisë, duke qenë se po diskutojmë për marrëdhëniet me Greqinë, do të doja ta filloja me një shprehje të Aristotelit, i cili thoshte ”e dua Platonin, por më shumë dua të vërtetën”

Më lejoni zonja kryetare që të ndaj disa shqetësime, më duhet tiu them që praktika e vendosur në Kushtetutë dhe në ligj, imponon që të kesh një vakancë që të imponohet procedura.

Ministri i jashtëm dhe kryeministri i kanë propozuar presidentit që të zëvendësohet ambasadorja, në një kohë kur presidenti ende nuk është shprehur për vakancën. Edhe në rastin e Spanjës dhe në rastin e Turqisë, ne kemi pritur që të shprehet presidenti me dekret, për të vijuar më pas për procedurën. Pa dekret nuk bëhesh dot ambasador, sepse kur flasim për ambasador kemi parasysh raportet me shtetin, që do të thotë që të gjitha shtetet ku kandidati do të punojë kanë sytë dhe veshët hapur, që të shohin procesin e përzgjedhjes.

Kjo është një gjë që tanimë u zhvillua, doja ta sillja në vëmendje për rastet e tjera. Së dyti doja të ndalesha pak te tradita shtetërore, ndaj 100% sugjerimet me zotin Shameti, kur vjen sekretari i përgjithshëm i minsitrisë, duhet një paraqitje sa më e qartë e traditës shtetërore në raport me Greqinë, që ne si mazhorancë e kemi votuar në vitin 2015. Ambasador mund të bëhesh në dy mënyra, ose duhet të kesh një histori karriere, ambasador dhe gjeneral nuk bëhesh me bashkëngjitje, duhet të kesh një gradë të caktuar.

Për të evituar çdolloj keqkuputimi ne vendosëm që ambasador mund të bëhesh nëse ke gradën këshilltar, që mund të kërkojë në 15 vite eksperiencë pune, ose mund të vish nga jashtë karrierës, po ligji jonë e përcakton shumë mirë procedurën, duhet të jemi kushtet kur një kandidat ka 10 vite eksperiencë pune në politikën e jashtë, 3 vite nga të cilat ti ketë në pozicionin e drejtuesit.

Duhet të ngrihej një komision i posaçëm nga ana e ministrit të jashtëm që është njëkohësisht dhe kryeministër, me njerëz të diplomacisë, dhe të spikatur në politikën e jashtme, duhet të administroheshin kandidaturat, dhe më pas të bëhej dhe arsyetimi i përzgjedhjes.

Ne nuk na ka ardhur asnjë shpjegim i tillë, në aspektin e ligjshmërisë dhe të logjikës shtetërore. Nuk kam dashur kurrë që të futemi në emra të përveçëm, detyra jonë është që të ushtrojmë kontrollin për një ligj që e kemi miratuar vetë si mazhorancë.

Mund tiu them se në rast se shohim historikun tonë, pavarësisht mënyrës së qeverisjes, mbretëri, apo republikë parlamentare, që në 1923 kemi pasur ambasador personalitete të spikatur, ose kanë qenë njerëz të një profili shumë të lartë publik.

E gjithë kjo armatë njerëzish që unë përmenda, ose vijnë nga shërbimi i jashtëm, dhe me grada, mund tiu them që Greqia është nga ato pozicione që ka 4 apo 5 ambasadorët më të spikatur që ka Shqipëria, pasi ndërveprueshmëria është shumë e lartë, dhe ka çështje që janë ende të pazgjidhura. Kemi vendosur që të ndryshojmë traditën 100 vjeçare, ama ne duhet të kemi një arsyetim se pse kjo ndodh, dhe e dyta nuk jemi në kushtet e ligjshmërisë, ti themi praktikave të deritanishm.

Mua më vjen keq, pasi vetë ne e kemi miratuar këtë praktikë, mbase doni që të kthehemi në kohën e kuotave, ku kryetarë komunash, apo drejtues të partive satelite zgjidheshin për të shërbyer si ambasadorë” u shpreh Bushati në Komision