Një automjet luksoz, i llojit “Fuoristradë”, është grabitur një natë më parë në plazhin e Velipojës. Mësohet se rreth orës 04:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar, kanë grabitur mjetin dhe janë larguar nga Velipoja.

Pas informacioneve të marra, policia është vënë në ndjekje të mjetiit, deri në hyrje të Lezhës, më pas i ka ‘humbur’ grabitësit.

Të frikësuar nga fakti që po ndiqeshin nga policia, personat kanë braktisur mjetin në rrugën dytësorë pranë Mmaurrasit dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk dihen identitetet e grabitësve apo qëllimet për të cilat do të përdorej makina në fjalë, ndërkohë që policia po kërkon.