Qeveria me anë të një projektligji të ri duket se ka zyrtarizuar krizën ekonomike në Shqipëri. Dy goditjet më të fuqishme të pësuara në ekonominë shqiptare tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e shkaktuar nga Covid19 kanë detyruar qeverinë Rama ti kërkojë Parlamentit ndryshimin e ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”

Thelbi i propozimit të kësaj nismjeje, e paraqitur në formën e Aktit Normativ, është mos respektimi i ligjit organik të buxhetit të shtetit, pra nivelit të borxhit, duke mos iu përmbajtur kushtit për uljen e nivelit të borxhit dhe vendosjes së një rregullit të ri fiskal deri në vitin 2023. Arsyeja është se pritet niveli i ulët i të ardhurave dhe se goditjet më të madhe ekonomia shqiptare e mori nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit.

“Në vitin 2019, deri përpara goditjes së tërmetit të nëntorit, sërish po targetohej një nivel deficiti buxhetor prej 1.6 e PBB, niveli më i ulët i targetuar historikisht. Madje edhe pas goditjes së tërmetit, deficiti i targetuar u përmbajt në 2.2 të PBB, i cili ishte edhe niveli përfundimtar i ligjit fillestar të buxhetit i miratuar në Parlament, pra sërish duke targetuar një rënie të borxhit publik, pavarësisht goditjes negative të fortë që shkaktoi tërmeti në ekonomi dhe financat publike. Ndërkohë, që pas goditjes së dytë nga pandemia Covid19 e cila në magnitudë ishte shumë më e fortë edhe se ajo e shkaktuar nga tërmeti, ishte e pashmangshme dhe madje e domosdoshme që të kishte një relaksim substancial, por të përkohshëm, nga objektivi prioritar i konsolidimit fiskal” thuhet në relacionin e depozituar në Parlament, të sigurua rnga Gazeta “Shqip”

Më konkretisht, qeveria në këtë relacion thekson se draft plani i aktit normativ të tretë për rishikimin e buxhetit 2020 që do dërgohet për miratim, ndonëse sërish parashikon një nivel të lartë të shpenzimeve kapitale sërish nga ana tjetër deficiti buxhetor në këtë draft plan të aktit normativ është rreth 8.4 e PBB, pra më i lartë se sa shpenzimet kapitale të planifikuara.

Kjo reflekton faktin se arsyeja më kryesore në rritjen e deficitit në këtë rast vjen nga rënia e fortë e të ardhurave buxhetore, e cila në vetvete vjen kryesisht prej goditjes negative nga pandemia. Pra rrjedhimisht, mospërputhja me këtë rregull fiskal është një arsye që lidhet kryesisht me qenien në kushtet e “rrethanave të jashtëzakonshme”

Në këto kushte është e pamundur që nga njëra anë të mund të përdoret buxheti si instrument stabilizues i amortizimit të goditjes negative dhe nga ana tjetër, në të njëjtën kohë, të mund të zbatohet rigorozisht ky rregull fiskal” arsyeton ministria e Financave