Autoritetet shëndetësore nuk i druhen më si më parë një vale të dytë për përhapjen e virusit Covid-19. Shtimi i rasteve ditë pas dite duket më shqetësues sesa rikthimi i virusit në shtator apo gjatë vjeshtës siç paralajmërohej dikur. Mjeku Pëllumb Pipero në një intervistë për TvT ka sqaruar se virusi po bëhet i paparashikueshëm dhe se me rendësi është përballimi i situatës aktuale.

Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të lartë. Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë. Besoj në një vazhdimësi të qarkullimit të virusit midis nesh dhe kudo në botë. Kështu do të vazhdojë, herë me ulje, herë me ngritje.

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka vendosur mbajtjen e maskave me detyrim në ambientet publike