4 raste të reja me koronavirus janë shënuar së fundmi në Devoll, mes tyre edhe një mjeke

Mësohet se të gjithë të infektuarit janë pjestarë të një familjeje. Ata kanë patur kontakte me personin, i cili u konfirmua pozitiv një ditë më parë, në fshatin Baban.

Bëhet me dije se infeksioni është marrë në një ceremoni varrimi, ku ata kanë qenë të pranishëm

Kujtojmë se numri i të infektuarëve në Shqipëri është rritur ndjeshëm ditët e fudnit. Ndërkohë shifrat janë shqetësuese edhe në spitale, pasi kapaciteti i Infektivit po mbushet