Shqipëria është e pasur më natyrë të virgjër dhe peizazhe përrallore. Një ndër to i cili kohët e fundit po tërheq edhe vëmendjen e shumë pushuesve është edhe Syri i Sheganit. Si një ndër nga destinacionet e zbuluara së fundmi kjo zonë konsiderohet ndër më të bukurat dhe më me vlerë në bregun e liqenit të Shkodrës

I pozicionuar rreth 40 minuta larg qytetit verior, ky monument natyre i kategorisë së tretë, është kthyer në destinacionin ideal për të kaluar një ditë ndyshe plot me adrenalinë

Syri i Sheganit si një perl natyrore të fshehur buzë Liqenit të Shkodrës, është ideali për të realizuar piknik apo ecje në natyrë

Ky destinacion gjendet në afërsi të fshatit Gashaj, i cili është pjesë e njësisë administrative Bajzë dhe për të arritur pranë këtij thesari të çmuar përveç rrugës automobilistike, kjo pikë mund të vizitohet edhe nëpërmjet rrugëve ujore me varka

Bukuritë natyrore të kësaj zone janë interesante të eskplorohen edhe me kajak, apo edhe stand up paddle, për të përjetuar një eksperincë unike dhe të veçantë në këtë zonë