Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka publikuar sot një premtim të kryeministrit Rama, i cili gjatë kohës që ishte në opozitë, ku u zotua se nuk do të bënte më ndërhyje të nxituara në Kushtetutë, siç u realizuan ato të vitit 2008.

Meta në mesazhin e tij i kërkon kreut të qeverisë që të mbajë fjalën njëherë, duke thënë se nuk behet “kiameti”

Ndërkohë që shton se mbetet me shpresë se “nuk do të behet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008” ku u ndryshua Kushtetuta dhe Kodi Elektoral brenda 24 orëve.

“Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kijameti!” thekson Meta

Ndërkohë që videon e publikuar prej tij, Edi Rama shprehet se: “Askush të mos presë dhe të mendojë se PS do ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri katër vite më parë.

Në asnjë mënyrë jo, ne jemi të bindur se gjithmonë do bëjmë gabime, por ama ajo që dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash ashtë se bën gjithmonë gabime të reja dhe jo gabime të përsëritura

https://www.facebook.com/watch/?v=300488057736590