Panorama e mrekullueshme e Drinit të Zi , një atraksion turistik që nuk duhet humbur Drini i Zi duket se është destinacioni ideal turistik për t’u eksploruar nga turistët vendas dhe të huaj.

Pamja piktoreske dhe qetësia që të ofron Drini i Zi po tërheqin shumë turistë dhe pse në kohë pandemie. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka postuar në rrjetin social Facebook pamjet e mrekullueshme të Drinit të Zi.