Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm. Mësohet se një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në aksin Shkodër Lezhë.

Sipas informacioneve, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6.00 në afërsi të fshatit Mabe, ku një makinë përplasi për vdekje një person teksa udhëtonte me biçikletë.

Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit të rëndë