Shqipëria nuk raportoi asnjë viktimë nga Covid-19 për herë të parë pas 13 ditësh.

Megjithatë, ministria e Shëndetësisë njoftoi se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze.

Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.