Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar moshat e reja të 3 prej 6 personave që gjenden të intubuar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Manastirliu tha se të gjithë ata persona që mendojnë se Covid 19 është një lojë, duhet të dinë se 3 prej personave të intubuar janë më pak se 50-vjeç.

“Duhet të dini se tre prej personave të intubuar janë 45, 46 dhe 49 vjeç, kjo nuk është lojë, ai që e mendon në këtë mënyrë rrezikon jetën e të gjithë shqiptarëve” u shpreh Manastirliu, e cila tha se nuk ka asnjë plan për rimbylljen, por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e distancimit.