Izmir Duraku, ish-Shefi i Stacionit të Policisë në Fushë Arrëz paska “idhull” ish diktatorin Enver Hoxha. Kjo shihet qartë në një foto të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku Duraku shfaqet duke pirë lëng me një filxhan, në të cilën është e stampuar fotoja e Enver Hoxhës.

Po kështu, ai shfaqet në një zyrë, që ndoshta mund të jetë e komisariatit të Fushë Arrëzit. Ndërkohë, Berisha nuk nguron ta quajë komunist Durakun.