Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës./ Opinion.al