Kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë një takim në orën 11:00 me kryetarët e bashkisë në ambientet e kryeministrisë.

Takimi me kryebashkiakët vjen një ditë pasi zhvilloi takim me deputetët e qarqeve. Kujtojmë se gjatë takimit që ka pasur me disa deputetë të qarqeve, kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe disa udhëzime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme, ku ndër të tjera është shprehur se personalisht nuk është për lista të hapura.

Nga ana tjetër, burime për Fax News bëjnë me dije se Rama ka vënë në dijeni të vetët, se nuk do të ketë zgjedhjet të parakohshme lokale. Ai ka biseduar me ta në Sallën e Hartave në kryeministri për disa orë ku ka prekur edhe temën e koalicioneve parazgjedhore për të cilën tha se në zgjedhjet e ardhshme, mund të mos regjistrohen fare koalicione.

Të vijohet me punën në terren, të jeni pranë njerëzve në këtë kohë pandemie. Deputetët tanë nuk mund të jenë me pushime në fundjavë. Duhet të jeni në terren. Të mos shkëputemi me njerëzit.

Të mos kemi pushime. Duke qenë se shifrat e pandemisë nuk duken mirë, nuk duhet të fshihemi pas tyre për të mos shkuar në terren. Unë nuk besoj te listat e hapura. Por këtë është mendimi im personal. Këtë do ta diskutojmë në Parlamnet. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe sistemim nuk i bëjmë dot vetëm. Duhen votat e opozitarëve, ka thënë Rama.