Nga Bashkia Shkoder. Me shumë mund dhe përkushtim, ia dalim të ndërtojmë dhe në mirëmbajmë në hapësirat tona të përbashkëta, në përdorim nga të gjithë qytetarët. E kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë me paratë e të gjithëve ne, taksapaguesve shkodranë.

Është e pafalshme që individë të papërgjegjshëm, të vjedhin dhe dëmtojnë pronën publike. Brenda pak ditëve, janë grabitur puseta në rrugët e qytetit, duke krijuar rrezikshmëri të lartë edhe për qarkullimin e mjeteve e qytetarëve. Janë dëmtuar lodrat argëtuese për fëmijët, në këndet e lojrave që ne kemi ndërtuar në qytet. Gjobitja dhe ndë shkimi janë proces i ndjekjes nga strukturat e Bashkisë dhe të policisë. Dë.met gjithsesi janë aty ku ne kalojmë, jetojmë e argëtohemi

Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve sepse riparimi i dëmeve apo edhe zëvendësimi i kapakëve të pusetave apo lodrave, bëhet me kontributin e të gjithëve ne.

Shkodra është shtëpia jonë e përbashkët Të gjithë e kemi detyrim të mirëmbajmë, ruajmë dhe të përmirësojmë imazhin e qytetit