Edhe pse Mali i Zi pak ditë më parë u shpall si një nga vendet më të sigurta për të kaluar pushimet verore, duket se sezoni turistik ka pësuar një rënie të ndjeshme për shkak të pandemisë së koronavirusit

Në disa foto të marra nga plazhet kryesore në vend, bie në sy qetësia jo karakteristike dhe vendi duket si i shkretë

Pronarët e lokaleve dhe resorteve në vend ankohen se kjo është një situatë e pazakontë dhe po shkakton një dëm ekonomik të paparë