Partia Socialiste ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot katër takime me deputetët, sipas qarqeve. Takimet janë zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryeministri, që prej orës 13.00 deri në orën 19.00

Në takime mësohet se kryeministri Rama iu ka kërkuar deputetëve të nisin riorganizimin e partisë dhe mobilizimin e strukturave për zgjedhjet e pranverës.

Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja.

Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore iu ka thënë Rama deputetëve