Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi kanë zbritur sot “blic” në terren duke inspektuar çdo aktivitet dhe biznes në Kryeqytet, në kuadër të zbatimit të masave ndaj COVID19

Sipas Lleshaj do të këtë zero tolerancë për shkelësit e ligjit, gjobë, mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për mosrespektimin e masave antiCOVID

Ndërkohë për sa i përket personave që nuk u binden masave dhe karantinës Lleshaj ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë menjëherë policinë

Duhet të mbrojmë stafet shëndetësore. Bashkëpunimi ynë për respektimin e masave është ndihma më e madhe. Duhet të njoftojmë policinë për ata që nuk i binden masave dhe karantinës. Policia i ka të plota informacionet por bashkëpunimi ndihmon shumë. Është mjaft i rëndësishëm koordinimi i përpjekjeve. Të mbrojmë veten tonë, mjekët dhe policët” tha ndër të tjera Lleshaj