Nga Gentian StroniJanar 2020, i gjithë rruzulli u ndesh me lajmet që vinin nga Kina në lidhje me atë që do bëhej shumë shpejt një nga problemet por së pari shëndetsore të gjithë popullatës botërore nëpërmjet Pandemisë covidiane.

Megjithatë lajmi në Europë dukej i largët sikurse edhe largësia prej Lindjes së largët. Rastet e shumta në Wuhan përcilleshin nëpërmjet medjave televizive dhe gradualisht po ngrihej Alerti për të dhënat që OBSH jepte për këtë lloj sëmundje që fillimisht po konsiderohej si një grip i cili do bëntë kurbën e vet ciklike dhe që do zhdukej edhe ky si paraardhësit e tij, SARS dhe MERS. Por nevojës së madhe të njerëzve për shërbime mjeksore sistemi nuk mund ti përgjigjej dot, dhe kjo solli të cuditshmen, një spital i ndërtuar në harkun kohor të pak ditëve habiti mbarë njerzimin por edhe solli pranë vëmendjes së tyre, që situata kërkonte resurse shtesë, duheshin jo vetëm infrastrukturë por edhe personel, madje të mirëtrajnuar, dhe me vetmohim për të shërbyer pa parë që disa prej tyre do humbnin edhe jetën duke bërë detyrën e ngarkuar.

Shkurt 2020 vendet europiane u gjendën në befasinë e shpejtësisë së shpërndarjes së këtij Infeksioni që shkaktari tashmë kishte marr disa emra: Wuhan, Novel Corona Virus, dhe u finalizua si SARS COV 2 dhe sëmundja që ai po shkaktonte u emërua me akronimet COVID 19 CO Corona, VI Virus, D Disease semundje 19 2019

Dëmet e shkaktuara në vendet si Italia, Spanja, Franca qysh në fillimet e këtij muaji kapnin shifra të frikshme dhe kryesonte veriu i Italisë ku megjithëse mjeksia rradhitet ndër vendet kryesuese mbarëbotërore, nuk po mundesh dot të përballonte fluksin e madh të personave që kërkonin shërbimet fillestare dhe më pas edhe ato të avancuara të njësive të kujdesit intesiv ku shpesh herë ndodhi që të humbnin jetën pa mundur tu jepej ai lloj shërbimi të cilin ata meritonin. Ndërkohë që në Shqipëri lajmet që vinin nga Italia fqinje dukeshin si të pabesushme, masat ishin të ngadalshme packa se ndiqnin orjentimet e OBSH, porositeshin atrecatura dhe pajisje mjeksore, kërkoheshin kanale diplomatike për sjelljen e tyre në Shqipëri duke qenë se cdo vend bllokoi daljen e cdo maske, veshje, apo edhe ventilatorë për dhënien e oksigjenit të munguar të pacientëve.

Mars 2020 Situatë dra matike shifrat e pacientëve që humbnin jetë shtoheshin përditë dhe kapni rendin treshifror. Ndërkohë po fillonte gradualisht epoka e mbylljes së kufijve midis shteteve. Qytetet po vendosnin ligjin e shtetrrethimit. Shqipëria priste vizitorët e fundit dhe udhëtarët dhe bisnesmenët që momenti i kish lën ende jashtë vendit. Mes tyre edhe një i ri I cili fatkeqsisht do të konsiderohej si rasti 0 dhe që në të njejtën kohë trasmetoi tek I ati i moshuar këtë sëmundje, COVID 19 Ishte 8 Mars.

Menjëherë spitali Infektiv u destinua për personat me këtë sëmundje dhe tashmë do të quhej COVID 1, për ti lën rradhën numerike COVID 2 ose ndryshe Sanatoriumit Shefqet Ndroqi, dhe kohë më pas edhe masave për COVID 3 ish ambjentet e kirurgjisë brenda QSUT , dhe COVID 4 strukturë e gatshme në autostradën Tiranë Durrës, dhe për të darovitur përgjithmonë diskutimet se ku mund të ishin strukturat ndihmëse pas mbushjes sipas skenarëve të ndryshëm që ndrronin vazhdimisht nën drejtimin e një komiteti drejtues i cili mori edhe atributet e vendosjes së një Rendi të ri Covidian.

11Mars 2020 shënohet fatkeqsisht humbja e jetës së parë të një të moshuare në qytetin e Durrësit, dhe që do të ishte edhe shkaku për infektimin e personelit të pare shëndetsor të rregjistruar. Mes numrave të të infektuarve që rriteshin, rriteshin edhe personat që nën hijen e frikës kërkonin ndihmesën mjeksore. Disa prej tyre pas bërjes së tamponit analizës molekulare që përcaktonte praninë e Virusit në indet e një pacienti, RT PCR , rezultonin pozitiv dhe masat per izolimin e tyre dhe shoqërimin drejt spitalit Infektiv bëheshin nën kushte të rrepta. Qeveria porosiste për uljen e panikut dhe rritjen e kujdesit, për të shmangur tragjeditë nën sundimin e Virusit.

12 Mars fillon shtetrrethimi edhe në Shqipëri, vecanrisht në qytetet e mëdha. Rastet e të infektuarve shtohen në mënyrë galopante dhe po kështu edhe pacientët e shtruar në Spitalin Infektiv, i cili shpejt do të ezauronte kapacitetet e veta për të futur në rrjedhën e ngjarjeve për pak kohë edhe njësinë e kujdesit intensive të spitalit Shefqet Ndroqi, ku filluan që vec pacientëve të kishte edhe personel shëndetsor por që nuk do ishin të vetmit që do rrisnin numrin e të prekurve nga personal që shërbenin në luftë ndaj COVID19 por që fatmirësisht nuk pati humbje jete mes tyre prej fillimit e deri në këto momente.

Prill 2020 masat shtrënguese po jepnin efektet e veta dhe numrat e pacienteve filluan të binin ndërsa numrat e të infektuarve tregonin një stabilitet megjithëse testimet ishin jo të shumta. Diskutimet mes profesionistëve ishte nëse ishte kaluar periudha e pikut të valës së parë apo do pritesh goditje tjetër, e cila do të vinte shpejt mbas relaksimit të masave shtrënguese në qershor.

Rrjedhimisht situata në këto momente është drejt ezaurimit të kapaciteteve të Spitalit COVID 1 dhe priten strategji të tjera për përballimin në raste të skenarëve të përkeqsimit në masë të madhe të gjendjes në vend. Testimet e shtuara tregojnë edhe për numër më të madh të të prekurve, gjë që bën që numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në strukturat shëndetësor të jetë edhe më i madh.

Fundi i qershorit e gjen Shqipërinë në vështirësinë e udhëtimit drejt shteteve përreth. Le të shpresojmë që së bashku me ditët e nxehta të vijnë edhe rënia e numrave të infektuarve dhe të na jepet mundësia për të bërë një verë pushimesh, për t’ju kthyer vjeshtës e cila sipas të dhënave do të jetë një stinë e vështirë përpara dimrit. Duke bërë analogjinë me Brazilin që sapo hyri në këtë stinë dhe që manifeston një numër të madh në rritje dhe gjithashtu edhe me pandeminë e Gripit të famshëm Spanjoll mendohet që në mungesë të vaksinës do kemi një situatë relativisht të vështirë në kohët që vijnë.

KJO DO TE JETE EPOKA KOVIDIANE Autori është Doktor i Shkencave Mjekësore dhe zv Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Tiranë