Plasin batutat në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese mes Ministrit Blendi Klosi dhe deputetëve, teksa kanë diskutuar aktet normative për sigurinë në plazhe.

Pjesëtarët në Komision ‘lavdëruan’ ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi “për begenisjen qoftë në komision qoftë dhe në raste të tjera” Njëri prej deputetëve shprehet: “Mirë, mirë por drekën nuk na e ka dhënë akoma”

Ndërsa Ilir Beqja është përgjigjur se në “këtë kohë virusi nuk na lejohet të shkojmë bashkarisht në restorante”