Shkrimtari Mark Twain thoshte “Kur provon shalqí për herë të parë e kupton se me çfarë ushqehen engjëjt” dhe nuk e ka aspak gabim, pasi fruti i kuq, i ëmbël, duket sikur është vërtet i zbritur nga qielli.

Sipas ”Medical News Today” shalqíri konsiderohet si një ndër frutat me përmbajtjen më të lartë të lëndëve ushqyese dhe ngrënia e tij furnizon organizmin e njeriut me shumë vitamina, minerale dhe antioksidantë të fuqishëm, që ndihmojnë në trajtimin e astmës, tensionit të lartë të gjakut,dehidratimit, inflamacionit etj.

Por pavarësisht gjithë këtyre karakteristikave, jo gjithmonë ai është i pjekur mirë siç do të donit, apo jo?

Një ndër gabimet që bëjnë shumë blerës është se zgjedhin një shalqí që duket sa më i pastër dhe me lëkurë të lëmuar. Në të vërtetë sa më e zverdhur dhe me shenja të jetë sipërfaqja, aq më i ëmbël është shalqíri.

Shumë pak e dinë, por edhe shalqíri ka gjini. Pikërisht siç e lexoni, ka shalqí mashkullorë të cilët janë më të gjatë dhe në formë vezake dhe shalqí femërorë që janë të rrumbullakët. Kur të blini shalqí, hidhini një sy edhe bishtit të tij, ky detaj i parëndësishëm në pamje të parë në fakt tregon pjekurinë e frutave. Në qoftë se Ai është shumë i gjelbër shalqíri është ende i papjekur, ndërsa kur është si i fishkur dhe i kafenjtë keni qëlluar në shenjë pasi do të hani një shalqí të ëmbël mjaltë. Ju bëftë mirë